Vendi që zbulon historinë biblike, “autostrada e mbretit”

E përmendur në Bibël, e shkelur nga shumë perandori dhe lidhëse e vendeve më të rëndësishme historike të Jordanisë. Kjo është Darb ar-Raseef ose “Rruga e mbretit”, që gjarpëron mes përmes kreshtave dhe grykave.

Një rrugë moderne, e asfaltuar (e quajtur zyrtarisht Autostrada 35) ndodhet mbi paraardhësen e saj të lashtë. Ajo kalon në jug nga Siria përgjatë lumit Jordan, më pas përgjatë rrënojave romake, mozaikëve bizantinë, kështjellave të kryqtarëve dhe qytetin antik të Petrës, duke përshkruar kështu gati të gjithë historinë e Jordanisë.

Kjo rrugë përshkon pjesën më pjellore të vendit, zonën ku ka burime uji, por edhe toka bujqësore, ndaj është konsideruar shtylla kurrizore e Jordanisë. Jo më kot, për të gjitha këto begati, bukuri dhe trashëgiminë e lashtë, kjo rrugë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e mbarë bota.

SHKARKO APP