VIDEO/ Panik në zonë, një çantë e zezë e lënë para ambasadës ruse në Selanik shkakton frikë

Një çantë e zezë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë këtë objekt para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Banorët zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të kapur personin që la çantën dhe u largua me vrap.

SHKARKO APP