VIDEO/ Rama tregon fituesin e projektit për Auto Moto Park-un e parë shqiptar: Epokë e re për Elbasanin

Këtë të premte, u mbajt konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili do të ndërtohet në Krastë në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama tha se ky është një hap më pranë jetësimit të ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM.

”Shpallja e projektit fitues për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili do të ndërtohet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP