FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Serbët nga Kosova nisen drejt Beogradit për të votuar, krijohen kolona të gjata në kufi

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar mëngjesin e kësaj të diele në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto kolona janë krijuar për shkak se qytetarët serb lokalë po shkojnë për të votuar në Serbi, ku sot po mbahen zgjedhjet.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më të gjata vërehen në pikën kufitare në Jarinjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit të fundit të kësaj qendre, në Jarinjë kolona në dalje është 5 mijë metra dhe pritjet janë deri në 2 orë. Po ashtu edhe pikën kufitare Dheu i Bardhë kolona në dalje është 1 mijë metra dhe pritjet janë gjithashtu 2 orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?