Video/ Të dënuarit trafikojnë drogë brenda burgut me çorape të flakta

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku të burgosurit trafikojnë drogë, duke e futur atë brenda çorapeve të, cilave i vënë flakën,  duke i hedhur më pas nga dritarja për t’i çuar te të burgosurit e tjerë.

Sipas Daily Mail, pamjet tregojnë disa burra të mbledhur në oborrin e stërvitjes, ndërsa çorapet me drogë, hidheshin në mjediset e burgut.

Çorapet e flakta djegin rrjetën e sigurisë, duke rënë në këtë mënyrë në duart e të burgosurve.

Mësohet se të burgosurit që morën pjese në trafikimin e drogës u dënuan për veprimin e tyre.

SHKARKO APP