Home Bota Viktimat u rr...

Viktimat u rritën 46% për një javë në Itali. Studiuesit thonë: Jemi në valën e katërt

14
0

Pas 15 javësh rënie, viktimat në Itali janë rritur e po kështu edhe rastet e reja. Nga të dhënat e monitorimit të pavarur të Fondacionit “Gimbe” del se vendi ka hyrë në valën e katërt të Covid.

111 viktima në javën e fundit janë 46% më shumë se 76 fatalitete të javës së mëparshme. Në të gjitha rajonet përveç Molise ka një përqindje në rritje tek rastet e reja dhe në 40 provinca incidenca tejkalon 50 raste për 100 mijë banorë.

“Për më tepër, virusi qarkullon më shumë sesa është dokumentuar nga rastet e reja të identifikuara”, deklaron Nino Cartabellotta, president i Fondacionit “Gimbe”.

Së fundi, konfirmohet një rritje e lehtë e shtrimeve në spital, ndikuar nga përhapja e variantit Delta. Numri i shtretërve të zënë nga pacientët Covid shkoi nga 1,088 në 16 korrik në 1,611 më 27 korrik dhe ai i kujdesit intensiv nga 151 në 14 korrik deri më 189 më 27 Korrik.

Në 24 orët e fundit, në vend u shënuan 6.171 raste pozitive dhe 19 viktima.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit