Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, pas 8 orë marrjeje në pyetje, bashkëshorti pranon krimin: Po planifikonte të largohej me vajzën

Një përmbysje e plotë ka ndodhur në çështjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi, ku hetuesit kanë dyshime të arsyeshme të mbështetura mbi prova se nuk ka patur kurrë një grabitje në shtëpinë e çiftit dhe ka qenë bashkëshorti ai i cili ka ekzekutuar brutalisht nënës e fëmijës së tij.

Pas marrjes 8-orë në pyetje nga ana e hetuesve mediat greke bëjnë me dije se piloti 32 vjeçar Babis Anagnostopulos ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Faktet dhe provat e grumbulluara nga ana e policisë ishin i tillë që 32-vjeçari nuk mund t’i përgënjeshtronte dot më. Mediat greke bëjnë me dije se piloti 32-vjeçar ka deklaruar para hetuesve se gruaja e tij e re po planifikonte të merrte vajzën dhe të largohej nga shtëpia.

SHKARKO APP