Vrau gruan 20-vjeçare, greku: Më tha çfarë babai je ti, ishte e paqëndrueshme mendërisht

Ka marrë fund drama e vrasjes së britanikes, ku mediat greke përfshinë edhe shqiptarët. Autori është piloti 32-vjeç, Babis Anagnostopoulos, i cili ka rrëfyer gjithë natën kur vrau bashkëshorten e tij, vetëm 20-vjeç, Caroline Crouch. Ai filloi të akuzonte gruan ishte “e paqëndrueshme mendërisht”, fiksuese dhe manipuluese”.

“Natën e vrasjes unë shkova për të marrë vajzën. Caroline u zemërua dhe “filloi të më sulmonte verbalisht duke thënë si e ngre foshnjën ashtu? Çfarë baba je ti? Disa orë më vonë, mora foshnjën dhe u ngjita lart.

Unë u mbështeta në anën e saj dhe ajo u zgjua e irrituar. U ngrit dhe me një gjest të dhunshëm gati më hodhi nga krevati.

Pasi e vrava, mbyta dhe qenin që të isha i besueshëm. Më vjen keq që të kam gënjyer kaq gjatë. Po mendoja për fëmijën. Ju më trajtuat si vëllezër dhe ju gënjeva”,-tha piloti 33-vjeçar para Policisë.

SHKARKO APP