Vrau gruan dhe i fshehu trupin, vetëdorëzohet 42-vjeçari shqiptar
Avni Mecje, bashkëshorti i shtetases rumune, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Tirolit Jugor, është paraqitur në Prokurorinë e Bolzanos. Ai u vetëdorëzua, disa orë pasi autoritetet nisën kërkimet për të.
Trupi i 35-vjeçares rumune Alexandra Elena Mocanu u gjet në shtëpinë e saj në Viale Trieste 42. Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të priten rezultatet e autopsisë, e cila do të kryhet në orët e ardhshme.
Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, vrasja daton disa orë para zbulimit, ndoshta mbrëmjen e së shtunës. Hetimet nga prokurori dhe policia, të koordinuara nga prokurorja Claudia Andres, janë fokusuar menjëherë te bashkëshorti i gruas.
KOHA JONË SONDAZH

