Home Bota Vuçiç ikën në...

Vuçiç ikën në Kinë, flet për serbët e Kosovës: Kurti nuk dëshiron të dialogojë

21
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk i ”interesoi” Samiti i Provesit të Berlinit në Tiranë, dhe udhëtoi për në shtetin aziatik ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, “Një Brez, një Rrugë”.

Vuçiç, i cili ka marrë me vete 8 ministra, përfshirë atë të mbrojtjes dhe atë të jashtëm, tha se vizita e tij në Kinë është shumë e rëndësishme dhe se vjen në momente që nuk janë aspak të lehta për të. Gjatë një prononcimi për mediat serbe, ai foli sërish për tensionet me Kosovën dhe u përgjigj pyetjes nëse ushtron dhunë apo presion ndaj serbëve të Kosovës.

“Unë nuk jam pronar i jetës së serbëve nga Kosova e Metohia, por u thashë se rrethanat kanë ndryshuar dhe se po kërkoj që ata të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe shikoni hipokrizinë në anën tjetër. Më herët nuk u pëlqente vendimi për të mos shkuar në zgjedhje, tani nuk u pëlqen të shkojnë. Nuk u intereson çfarë thotë Vuçiç. Për opozitën, unë jam një kriminel dhe një vrasës, më i keqi në botë”,-u shpreh Vuçiç.

Sërish akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk dëshiron të dialogojë dhe të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, ndërsa kërkoi formimin e Asociacionit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit