Vuçiç përplaset fizikisht me liderin e opozitës, Jeremiç, shkak Kosova e Shqipëria

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në politikën serbe. Presidenti Aleksandër Vuçiç, pothuajse është përplasur fizikisht me liderin e opozitës, Vuk Jeremiç. Duket se shkak për konfliktin e tyre prej disa muajsh, janë çështje si Kosova dhe Shqipëria.

Siç shihet në foton e mëposhtme, presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë. Për mediat vendase, Jereimiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme.

“Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, tha Jeremiç.

SHKARKO APP