Vuri bast për datën e zgjedhjeve, arrestohet truproja e kryeministrit

Një truprojë e kryeministrit britanik Rishi Sunak është arrestuar pas një hetimi mbi bastet e supozuara për datën e zgjedhjeve. Një oficer që punonte si pjesë e stafit të ngushtë të rojeve të Kryeministrit u pezullua dhe më pas u arrestua nga Policia Metropolitane.

Të hënën, oficeri u arrestua me dyshimin për sjellje të pahijshme në funksione publike. Individi u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, me hetime të mëtejshme në pritje.

Një zëdhënës i Policisë tha: “ne mund të konfirmojmë se të premten, më 14 qershor, Met u kontaktuan nga Komisioni i Lojërave të Fatit i cili na informoi se ata po hetonin bastet e supozuara të bëra nga një prej truprojave të Rishi Sunak”.

SHKARKO APP