25 prilli/ Mbi 3.5 milionë shqiptarë votojnë, 107 mijë për herë të parë, 1.098 shtetas u përjashtuan nga dekriminalizimi

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 25 Prill 2021.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, deklaroi se nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, prej të cilëve  50.5 %  janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

Nga numri total i votuese, 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Ndërkohë 1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në total numri i qendrave të votimit është 5,199.

Kontrollo edhe ti listën online dhe gjej qendrën e votimit: https://ealbania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20

SHKARKO APP