30 kg eksploziv pallatit në Çorovodë (VIDEO)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.
Për këtë operacion, u përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.
Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.