Adresa e saktë e korrupsionit!
Nga Agron Gjekmarkaj
Përpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shump seriozisht. Kemi adresa të qarta dhe disa që po humbin kohë pas kohe. Adresë ka krimi i ushqyer nga gjuha linçuese që godet për vdekje, avokatin e liderit të opozitës, një profesor Universiteti, ish dekanin e Fakultetit të Drejtësisë z. Sokol Mengjezi në mes të Tiranës. Policia ka humbur adresën e sigurisë publike.
Kryesorja që ka humbur adresen është demokracia shqiptare vit pas viti e dëbuar nga Kryeministri i Partisë dhe Partia e Kryeministrit. Një vend i cili qeveriset nga korrupsioni nuk ka adresë. Qytetaret e tij shkojnë në drejtim të paditur. Ai fillon e del nga harta e vendeve të lira.
Qeveria që humbet besimin e qytetarve ka zyra, po jo më adresë morale. Adresë kanë vetëm pushtetarët që marrin zarfin, qesen apo thesin me para. Adresë ka grykësia e tyre, pafytyrësia po kaq, retorika e tyre e trashë gjithashtu. Adresë kanë plehrat që nuk digjen por jo qindra milion eurot e vjedhura për inceneratorët.
Adresë ka Ilir Beqja, Ilir Rrapaj dhe Ilir Rrjepsi po jo qindra milon euro të sterilizimit. Adresë kanë drejtoret 5D po jo më paratë publike. Adresë kanë ministrat që thirren në Spak si specat në varg po jo më objekti i tyre i akuzës, prona publike, investimet strategjike, paraja metalike. Ato janë bërë firar. Adresë kishin e kanë fushat me kanabis, avionët e rrëzuar nga mbingarkesa por jo ndëshkueshmëria.
Adresë kanë çunat e qeverisë, kriminelët të strehuar në Dubai pasi u lajmëruan që të ikin. Janë të stresuar dhe u lipset pushim. Adresë ka nepotizmi kudo e gjithkund nga drejtësia e ne çdo zyrë. Adresë ka depersonalizimi i qytetarit që lidhet për bukën e gojes në këmbim të votes. Adresë kanë patronazhistet. Adresë kanë të gjitha institucionet e kapura. Adresë kanë genjeshtrat e pafundme elektorale për rrogat e pensionet.
Adresë kanë ai, dhe ata, që na qeverisin prej 11 vitesh duke kthyer në qëllim në vetvete pengimin e rrotacionit me çdo mjet. Adresë kanë ai dhe ata që pasi kanë korruptuar edhe fjalët, ajrin dhe ujin, zogjtë dhe pemët, tani duan të bëjnë komision dhe rezolutë kundër korrupsionit si tezë elektorale, kjo gjethe fiku që nuk fsheh më asnjë gropë. Adresë ka ai dhe ata, që i dëbuan shqiptarët nga vendi i tyre dhe marrin me vete dhe këta që kanë mbetur për ti pritur nëpër botë në vend të emigrantëve.Adresë ka ai dhe ata që burgosën liderin e Opozites pa asnjë provë dhë asnjë akuzë por thjesht se ai i prin kundërshtisë dhe rezistencës ndaj tyre. Kjo adresë të con tek Qeveria dhe shefi i saj Edi Rama.
Mirpo Spiropali zonjë, na kërkon në adresën e identitetit politik ‘Kush jeni’ ? Vikat me kinse kërshëri dhe tonalitet të lartë, pas saj çapitet Ulsiu më zë të fikur ”Po ju kush jeni or ti ” pyet edhe ai ….kalojnë edhe ca, që armike të madhe e kanë gjuhën shqipe, duke ja ndukur zanoret si qime mjekrrën dhe sharruar bashtinglloret si kërcell lakre, që zët e kanë mendimin në vetvete, ata që dinë çmimin e gjithçkaje e vleren e asgjëje,… në vend që të shkojnë në banjo apo kafe ndalen tek foltorja …e gromësijnë “or ju kush jeni bre?”
Pastaj ngrihet babloku, Taulanti ky at i dashur e na thotë vini gishtin kokës, thirrini mendjes eejj, se keni mirë kështu se e mira jonë e le pa gjumë. Para se tu jap përgjigje dua të falenderoj posaçërisht BOREN e cila ënde nuk na ka pyetur se kush jemi?!
Tani zonja Spiropali dhe ju të tjerët.
Ne jemi Partia Demokratike e cila themeloi pluralizmin dhe solli lirinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e tregut, ajo që rizgjoi kujtesën historike të lidhjes me perëndimin, ajo që nisi procesin e integrimit, dhe liberalizoj vizat duke thyer izolimin e partisë suaj nënë. Ne jemi partia që futi Shqiperinë në Nato dhe ndërtoi infrastrukturë moderne. Ne jemi Partia Demokratike e cila bandat i futi në burg dhe nuk i çoi me pushime në Dubai. Ne jemi partia që bëri zgjedhjet e lira e të ndershme që lejuan ju të vini në pushtet dhe nuk pengoi rrotacionin.
Ne dimë edhe kush nuk jemi ! Nuk jemi partia e adresave të humbura që permenda më siper, nuk jemi partia e deputetve kriminele për të cilet u desh një ligj dekriminalizimi. A kemi bërë ne gabime mbase edhe të rënda gjatë 34 viteve?! Po kemi bërë, jemi rehabilitur duke kërkuar ndjesë, nëpërmjet votes së shqiptarve. A kemi patur konflikt me njëri-tjetrin të nxitur edhe nga ju të gjithë?
Po kemi patur, por kemi mësuar prej tij. Jemi bërë më demokratikë, më të bashkuar dhe më të vendosur për ta kthyer këtë vënd tek adresa e lirisë e integrimit e zgjedhvje të lira e të ndershme, te adresa e Fitores së Shqiperisë e cila do ti bëj zap bijtë e vet të keqinj. Këto adresa nuk rregullohen me ligj por me vullnetin e shqipëtarve që shpejt do tu japë ju përgjigjen se kush jemi!