Aksident i tmerrshëm në Tiranë-Durrës. “Mini Cooper” përplas disa makina dhe largohet (VIDEO)
Një aksident i frikshëm, fatmirësisht pa viktima ka ndodhur rreth dy ditë më parë në autostradën Tiranë – Durrës. Pamjet e aksidentit janë publikuar nga gazetari Olti Curri, i cili nënvizon faktin sesi makina “Mini Cooper”, me shpejtësi të llahtarshme humbet kontrollin pasi tenton të parakalojë një furgon në korsinë e djathtë. Pasi nuk ka mundur të frenojë për shkak të shpejtësisë së madhe, Mini Cooper humbet kontrollin dhe përplas disa makina të tjera.
Çka ka revoltuar më tepër personat e përfshirë në aksident është fakti se shkaktari u largua menjëherë nga vendngjarja.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-b1wzLZZN6U” width=”560″ height=”315″]
Ja çfarë shkruan Olti Curri:
Rreth dy ditë më parë ka ndodhur ky aksident në autorstradën Tiranë-Durrës. Makina që vjen. Në krahun e djathtë MiniCooper ka shkaktuar aksidentin siç shihet duke aksidentuar makina të tjera në të cilat kanë patur familjarë e fëmijë.
Për fat të mirë nuk ka patur viktima, por këto pamje të rralla tregojnë se si ndodhin aksidentet rrugore në Shqipëri që në këtë verë kanë qenë të shumta. Shoferi i makinës MiniCooper ka bërë sikur ka ndaluar pas aksidentit por siç duket i ka dhënë gaz dhe është zhdukur duke i ikur edhe policisë. Kush e identifikon mirë është ta denoncojë që të shpetojë ndoshta aksidente të tjera që shofer si puna këtij po marrin jetë nëpër rrugët e Shqipërisë.
Pamjet janë xhiruar nga kamera e një makine të një turisti polak.