Andi Bushati: Akuzat e Ramës ndaj Metës janë absurde

Akuzat e Edi Ramës ndaj Presidentit, Ilir Meta se po bën fushatë me persona të inkriminuar ishte temë diskutimi në emisionin “Shock” mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Sipas Bushatit, presidenti ka deklaruar se është nën stop i ruajtur nga Garda e Republikës ndërkohë që nga ana tjetër Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë provë për këtë akuzë.

Nga ana tjetër, Bushati e konsideroi absurde një akuzë të tillë pasi kreu i qeverisë do të duhej t’i fuste në burg banditët dhe jo t’i linte të lirë sa që të takohen dhe me presidentin e vendit.

“Duhen prova për një akuzë kaq të rëndë dhe Rama nuk ka dhënë prova. Këto banditë t’i fusë në burg dhe të mos i lërë që të takohet me Metën”, tha ai duke shtuar se Rama ka shkuar më tej duke i fut banditët në Parlament.

Kush po bën fushatë me banditë? Andi Bushati dhe Baton Haxhiu “rrëzojnë” akuzën e Ramës

SHKARKO APP