Asllani për Sportmediaset: Jam gati për të marrë regjinë e Interit!
180 minuta të luajtura, diçka që është e mirë për këmbët dhe moralin e Asllanit, i cili tashmë do të rikthehet tek Interi, me shpresën se do të ketë më shumë minuta. Mesfushori shqiptar shpreson që të ketë më shumë hapëira në sezonin në vijim.
“Nëse Calhanoglu qëndron jashtë, në fakt nuk e di nëse është radha ime. Siç kam thënë gjithmonë, përpiqem të punoj shumë çdo ditë, çfarë vjen, vjen. Nëse ndihem gati? E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur, atë që më jepet, edhe 20 minuta, përpiqem të përfitoj sa më shumë, në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç.
Jam i lumtur sepse në këtë muaj të fundit le të themi se nuk isha pothuajse kurrë në dispozicion për shkak të dëmtimit të gjurit. Mendova se nuk do të luaja të parën nga dy ndeshjet me Shqipërinë. Përkundrazi, unë luajta të dyja për 90 minuta. E falënderoj trajnerin Sylvinho, e falënderoj shumë.
Ndryshimi ku luaj unë mes Interit dhe Shqipërisë? Nuk ndryshon shumë, unë mund t’i luaj të gjitha rolet në mesfushë, gjithmonë kam qenë playmaker para mbrojtjes, e preferoj atë rol”, tha Asllani për Sportmediaset.