Ballistë, partizanë dhe pula/Debati Rama-Paloka në Kuvend (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6VktJbs8LTU” width=”560″ height=”315″]

Parlamenti ka sot në axhendë një projektligj “Për mbrojtjen e bimëve’, por nga Bujqësia debati u zhvendos tek Partizanët e Ballistët.

Ka qenë kreu i grupit të PD që kritikoi kryeministrin Edi Rama mbi deklaratat që bëri në Shishtavec të Kukësit se ‘nuk bëhej dot me Kukësin sepse ishte me Partizanin’.

Por nga kjo shprehi për ekipet e futbollit, Rama i ka replikuar duke hedhur akuza tek ata që mbrojnë Ballistët. Pa e përmendur Presidentin që firmosi dekoratat, Rama akuzoi opozitën si pasardhës të denjë të Ballistëve që bashkëpunuan me pushtuesin në vitet 1944.

Paloka: Vjen e tallesh këtu pasi tallesh fshatrave ,jo jam me partizanin, jo për gruan në shtëpi

Rama: Unë jam me Partizanin jo me Ballin Kombëtar dhe kjo nuk është as sekret dhe as arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh fitimtarin. Se në emër të Ballit kombëtar vini e numëroni sa pula keni shqyer kur ishit në qeveri. E mirë bëni se vetëm atë dini të bëni e keni bërë dhe sot ketu jeni si pasardhës të lavdishëm të Renegatëve e tradhtarëve

Paloka: Fjalën flotë ekskavatorësh sot e mësova për herë të parë se flotë anijesh e flotë ajrore e kisha dëgjuar. Por ti nuk duhet të dalësh e të flasësh këtu për bujqësinë kur nuk pranon kanabisin që po bën kërdinë në vend, e na flet për kanalet kulluese

Rama: Normale se kanalet kulluese nga partizanët i trashëguat se nga ballistët nuk i trashëguat dot

Paloka: Unë nuk e mbaj mend të kem qenë ballist, babai im jo e jo, babai im ka qenë partizan. Ndryshe nga babai yt. Ti mburresh me aktet e tyt eti, se nuk e kam fjalën për aktet e monumenteve, por por ato që firmosi yt atë për pushkatimin e martirëve.

Rama: E mësove dhe një gjë që flotë quhet dhe ajo, mbaje shënim dhe një gjë tjetër që mësove falë nesh, çështjen e partizanëve e hape vetë, qenke dhe djalë partizani përveç të tjerash dhe vjen këtu edhe tallesh me fjalët e Saliut. Ekskavatorët, flotën e tyre po e vërtetë është se 61 të tjerë janë financim i drejtpërdrejt i Bujqësisë së këtij shteti.
Ata që u vranë padrejtësisht mos i përmend këtu. Ka pasur në gjirin e Ballit Kombëtar patriotë e nacionalistë të ndershëm këtë nuk e ka vënë në diskutim askush, përvec Saliut, por që ju jeni pasardhësit e Ballit Kombëtar të Sheftqet Mustafarajt, kjo nuk ka dyshim, u ngritën këmbët ti bien kokës dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Dhe zotrote djalë partizani, të jesh këmba që i bie kokës, ky është shembulli degradues i shpresës që i dha jetë ëndrrës së PD që sot përfaqësohet fiks nga ty. Djali i partizanit q rreh gjoksin për pulat e ballit kombëtar.

SHKARKO APP