Banorë e izoluar nga bora, mesazh politikanëve: Mos ju shohim këtu për zgjedhje
Banorët e fshatit “Çerenec i Epërm”, i bashkisë Bulqizë, prej javësh janë të izoluar nga bora, ndërsa as fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë.
Në një prononcim për Top Channel, banorët shprehen tejet të inatosur për mos-interesin e instancave përkatëse, që nuk kanë bërë asgjë për të pastruar rrugët.
I pyetur nga gazetari, një banor i kësaj zone i ka drejtuar një mesazh politikanëve: “Ja tashi do vijnë ata (politikanët). Po ata s’kanë moral me ardh këtu më! Asnjë parti fare. Mos i shohim këtu për zgjedhje se do i vrasim me plumba derri”.
Ky fshat çdo vit në dimër izolohet nga bora, ndërsa banorët shprehen se nuk është normale që shteti nuk tregon asnjë interes për ta. Teksa bëjnë një krahasim me Maqedoninë (shtet kufitar),shtojnë: “Nëse ky shtet nuk ka plan që të na mbajë ne si fshat, le të na thotë që t’i drejtohemi dikujt, se pot ë dalim sot në Dibër të Madhe, hajdeni shifni shkollat. Shkollat matanë janë shumë mirë, ndërsa këtu të izoluar”.