Bashkim Fino përplaset me Flamur Nokën (VIDEO)
Në Komisionin e Ligjeve ka pasur jo vetëm debate verbale, por edhe tentativa për përplasje fizike.
Debatet kanë vijuar mes Bashkim Finos, Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë, ndërsa në fund opozita u largua nga mbledhja. Por i vetmi që qëndroi ishte deputeti i LSI, Naço duke thyer vendimin e opozitës për t’u larguar.Deputeti i PD-së Flamur Noka po fliste ndërkohë që deputeti socialist, Bashkim Fino, të cilin e kishte në krah, i ka fikur mikrofonin.
Noka po rendiste problematikat e konstatuara ndër vite, që në mandatin e parë qeverisës, sipas tij dhe në këtë moment Fino ka zgjatur dorën dhe i ka fikur mikrofonin.