Besnik Jakaj: Si mjek, dalloj qartë oshilacionet e shëndetit mendor të kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, mbrëmë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, u shfaq i nervozuar. Shpërthimi i Edi Ramës nuk ishte si zakonisht kundër kundërshtarëve politikë dhe medias, por edhe mjekëve të nderuar si Arjan Mezini dhe Genc Suçebe, për të cilët tha se nuk dinë nga profesioni i tyre!

Mjeku i njohur Besnik Jakaj shprehet se sjellja arrogante e kreut të qeverisë e trishton si qytetar, ndërsa shton se si mjek vë re probleme serioze në shëndetin e kryeministrit.

“Te dashur miq! Si qytetar, ndihem i fyer dhe i trishtuar me arrogancën dhe sjelljen e padenjë nga ana e kryeministrit të vendit tim.

Si mjek, dalloj qartë oshilacionet e shëndetit mendor deri në patologji tek ky pacient, që fatkeqësisht është kryeministër…”,- shkruan mjeku Besnik Jakaj në një postim në Facebook.

Sulmet e Ramës ndaj mjekut Arjan Mezini:

Sulmi i Ramës ndaj mjekut Genc Sulçebe

Sulmet e Edi Ramës ndaj gazetarëve

SHKARKO APP