Burri 50 vjeçar ende “fëmijë”!
Një burrë indian është bërë i famshëm në vendin e tij sepse është 50 vjeç dhe është vetëm 73 cm i gjatë. Basori Lal, nga Madhya Pradesh në Indi, është bërë një hero në fshatin e tij dhe është vizituar rregullisht nga udhëtarët kuriozë nga zona përreth.
Vëllai i tij, Gopi Lal, 55 vjeç, i cili është me lartësi të rregullt dhe jeton me Basorin, shpjegoi se ata ndjehen të bekuar që ta kenë atë në familjen e tyre.
Ai tha: ‘Njerëz nga fshatra të ndryshëm vijnë në shtëpinë tonë për të parë vëllain tim. Kjo është një bekim për ne. Ndihemi krenar që njerëzit e duan dhe kujdesen për Basorin”.
Basori tha: “Unë nuk kam asnjë problem me lartësinë time. Unë punoj, jetoj dhe fle si njerëz të tjerë. Unë gjithashtu ushqehem si njerëzit normalë. Çfarëdo që unë jam është në rregull. Unë nuk has ndonjë problem për shkak të lartësisë sime”.
Si një fëmijë i vogël Basori ishte me lartësi mesatare, dhe vetëm më vonë familja e tij e kuptoi se ai nuk po rritej.
“Basori lindi si një fëmijë normal. Ai lindi me një lartësi normale. Pastaj, kur ai ishte pesë vjeç, vumë re se trupi i tij nuk rritej më”, tha i vëllai.
Për shkak të gjendjes ekonomike, Basorit nuk iu dha kurrë një diagnozë e plotë mjekësore.