Çmenduri, i bie gajdes ndërsa fluturonte në 30 metra lartësi
I lidhur me litar duke rrëshqitur në kabllo, një guximtar është filmuar duke i rënë gajdes në 30 metra lartësi.
Roddy Garden arriti që të luajë melodinë e “The Taking of Beaumont Hamel” ndërsa lëvizte me 64 km/h në plazhin Ceannabeinne pranë Durness.
49-vjeçari nga Cove e ndërmorri aktin e guximshëm për ti propozuar të dashurës së tij Alison Farquhar për martesë.
Kjo ishte eksperienca e tij më e vështirë.
“Më pëlqen që të luaj sa herë që mundem, ndonjëherë në vende të çuditshme,”-shprehet ai. “Unë nuk e kisha menduar ta realizoja këtë gjë deri sa arrita atje dhe i thashë të dashurës që do ta bëjë dhe vetëm për ty.”
Ndrësa realizonte hedhjen e tij Roddy i ka propozuar saj duke shkruar në rërë: “Alison do të martohesh me mua?