Dëmtohet Vlahovic, Juventusi mbetet pa sulmues ndaj Milanit

Lista e dëmtimeve te skuadra e Juvenutsit sa vjen e shtohet. Pas Cabal, i cili ka mbyllur sezonin, tashmë bardhezinjtë me shumë mundësi kanë humbur edhe Vlahovic për duelin ndaj Milanit.
Sulmuesi serb doli i dëmtuar disa minuta nga fundi i ndeshjes, duke shfaqur probleme muskulore, diçka që u kuptua edhe nga veprimet e tij. Me Nico Gonzalez ende të dëmtuar dhe Milik të mbetur në infermieri prej kohësh, tashmë skuadra torineze ka mbetur pa asnjë sulmues.
Yldiz dhe Weah janë dy 9-sha fals, të cilët mund të preferohen për ta nisur nga minuta e parë, por që do të jetë shumë e vështirë për të mbajtur para ekipin. Një gjë duket e sigurt për momentin, Juventusi gaboi në merkato që nuk afroi sulmues dhe në janar mund të vetëkorrigjohet, por ndoshta mund të jetë vonë.

Dëmtohet Vlahovic, Juventusi mbetet pa sulmues ndaj Milanit

SHKARKO APP