E nxorrën si “provokatore”, gruaja futet në makinën e Policisë: Ça bën o djali se jam në moment privat

Gruaja që u nxor si provokatore në protestën e opozitës para parlamentit, menjëherë pas largimit është futur në makinën e policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dijes se gruaja, ende e paidentifikuar u fut në makinën e Policisë, pa pyetur askënd. Ajo është filmuar nga Dosja.al teksa qëndron e shtrirë në makinën e Policisë së Shtetit, sikur të ishte një makinë personale.

Ajo kërkon që fotoreporteri të mos e filmojë pasi është në moment privat.

Gruaja: O djali po ça bën se jam në moment privat.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu tha për gruan në fjalë se ishte një provokatore e infiltruar. Ditën e sotme, opozita ka protestuar për 3 orë para parlamentit. Në protest pati incidente mes protestuesve, ndërkohë që kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhej në Berlin.

Dosja.al - E nxorrën si ‘provokatore’, gruaja futet në makinën e Policisë

SHKARKO APP