E pazakontë në Bali, turistët që nuk mbajnë maskë detyrohen të bëjnë 50 pompa! Ja arsyeja
Turistët që nuk mbajnë maskë në Bali janë ndëshkuar në një formë të pazakontë. Duke qenë se gjoba e vendosur nga autoritetet vendase është një shifër modeste për turistët (6 Euro), policia vendase ka zbuluar një formë të re për t’i detyruar ata që të zbatojnë masat.
Ata janë detyruar të bëjnë pompa në rast se kapen në shkelje. Turistët që mbajnë maskën të vendosur poshtë hundës do të detyrohen të bëjnë 50 pompa.
Indonezia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me 977 474 raste të konfirmuara pozitive dhe 27 664 viktima.
Foreigners caught not wearing face masks on Indonesia’s Bali are made to do push-ups in sweltering tropical heat pic.twitter.com/0bjoY4d3LM
— TRT World (@trtworld) January 21, 2021