E rrallë, liqeni i Pogradecit pushtohet nga flamingot
WebTV E Mërkurë, 30 Shtator 2020 19:27
Banorë të veçantë janë shfaqur në liqenin e Pogradecit gjatë ditëve të fundit. Po flasim për Flamingot( Phoenicopterus roseus).
Edhe pse nuk e kanë habitatin e tij në liqen, pasi këta shpendë preferojnë zonat ujore të gjëra, të cekta, kripore, në disa raste mund të shihen edhe në brigjet baltore dhe plazhe.
Është një lloj që nuk folezon në Shqipëri, por shihet në kriporen e Nartës kryesisht, por edhe ne Lagunën e Karavastasë.