E rrallë në Durrës. Makina përplaset me trenin, shoferja: Më doli treni para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një makinë është përplasur me trenin e linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja është raportuar në redaksinë e SYRI.net nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit.

Siç bëhet e ditur nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, në makinë kanë qenë 6 persona ndërsa në tren rreth 200 pasagjerë, shkruan SYRI.net.

Po sipas dëshmitarëve, makina drejtohej nga një grua e cila është shfaqur e revoltuar për aksidentin ndërsa është shprehur se ‘i kishte dalë treni para’.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin. /SYRI.net

https://www.dailymotion.com/video/x5x97by#tab_embed

SHKARKO APP