Edi Rama: Imzot Noli dhe Faik Beu më kanë mësuar…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e përjavshme të përgjigjes online ndaj pyetjeve të qytetarëve, ka reaguar ndaj atyre e akuzojnë se nuk ka vende pune.
Kryeministri deklaroi se qeveria e tij ka hapur vende pune më shumë se kushdo tjetër. Kreu i qeverisë është ndalur dhe në akuzat që i bëhen se përdor një gjuhë fyese.
Rama deklaroi se “unë nuk fyej, por vetëm përdor ironi dhe sarkazmë, siç më kanë mësuar mësuesit e mi, Imzot Noli dhe Faik Beu”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/184675725744278/