Fermerët bllokojnë rrugën nacionale Korçë-Kapshticë

Fermerë prodhues dhe grumbullues të produkteve bujqësore, kryesisht molle, në bashkinë e Devollit, protestojnë për kalbjen e prodhimeve të tyre nga braktisja e qeverisë dhe pabarazia.

Në shenjë proteste ata kanë mbuluar rrugën kombëtare me mollë, të pashitura nga prishja e rregullave të tregut.

Fermerët kanë 3 kërkesa kryesore:

1. Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore
2. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6%.
3. Krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2464834250227058/

SHKARKO APP