Fevziu: Mos i gëzoftë ato 60 mijë lekë! (Video)
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të kësaj të marte tregoi rastin e një studenti, i cili i kishte thënë pas kamerave se ishte detyruar t’i paguante 15% të bursës që merrte nga shteti personit që ia disbursonte atë.
Fevziu tha se përveçse ia japin në fund të vitit, ia marrin edhe 15% të vlerës.
“Më tha në gjysmë privatësi, sepse nuk donte të kthehej në një problem, se personi që duhej t’i disbursonte bursën, i kërkonte 15 % të bursës për t’i dhënë bursën. Nuk më mbetet asgjë tjetër të them, vetëm se mos i gëzoftë ato 60 mijë lekë që merr nga bursa e një studenti që paguhet 450 mijë lekë dhe që nuk ka asnjë prind në punë”, tha Fevziu.