Filmi për hashashin e Lazaratit “pushton” kinematë

Ngjarjet e Lazaratit kanë frymëzuar regjisorin William Kaufman për të sjellë në ekranin e madh filmin me titull “The Brave”.

Lufta e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafies së hashashit që ka pushtuar një fshat në Shqipëri është tema kryesore e produksionit me skenarist  Marco Balsamo.

“The Brave” është një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, me aktorë të njohur  shqiptar si Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi, kosovarin Mensur Safqiu si dhe amerikanë e rusë; Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Gosha Kutsenko, e Ivan Makaerivich.

Filmi, xhirimet e të cilit janë realizuar në Shqipëri dhe Bullgari, do të ketë premierën në Tiranë më 4 tetor dhe prej 5 tetorit do të shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri e Kosovë.

The Brave (Motion Picture) - Original Movie Trailer - YouTube

SHKARKO APP