Foka ngjitet në varkë për t’i shpëtuar balenave vrasëse

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=beZvsgqbMMQ” width=”560″ height=”315″]

Një fokë ka arritur t’i shpëtojë sulmit të disa balenave vrasëse teksa u ngjit e tmerruar në varkën e disa turistëve.

Ngjarja ndodhi në brigjet e ishullit Vankuver në Kanada ku u filmua me kamer nga Kirk Fraser dhe u bë senzacion në internet.

“Ne i pamë 4 ose 5 balena vrasëse të cilat donin ta hanin fokën. Fatmirësisht për fokën, orkat u larguan pas gjysmë ore. Foka u largua pastaj, u kthye në ujë”, u shpreh njëri prej turistëve.

SHKARKO APP