Futbollisti i propozon gjyqtares anësore në fushën e lojës (VIDEO)

Një deklaratë dashurie në fushën e futbollit. Pak minuta para nisjes së një ndeshjeje të kategorisë së dytë në Sllovaki, Lubomir Vajecka, futbollist i Niznas, i ka kërkuar dorën gjyqtares anësore së ndeshjes, Petra Lepackova.

Një propozim për martesë mjaft i veçantë, i cili pasi shkaktoi entuziazmin të gjithë të pranishëmve në tribuna dhe të ekipit kundërshtar të Tatranmit, ka bërë menjëherë xhiron e botës në internet.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash. Para vërshëllimës së nisjen së takimit, Lubomir u gjunjëzua para të dashurës së tij për t’i propozuar për martesë.

Një gjest kurajoz, i shpërblyer me përgjigjen pozitive të gjyqtares anësore, e cila filloi të qajë mes duartrokitjeve të lojtarëve dhe tifozëve.

‘Dita më e lumtur e jetës sime” –ka komentuar Petra poshtë videos së publikuar në Instagram.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-gj3QaO1dwo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP