Gallatë në Komisionin e Sigurisë. Kur për hallet e shqiptarëve vendoset nga makina

Serioziteti i deputetëve në Komisionet parlamentare vijon të lerë shumë për të dëshiruar. Një prej tyre është edhe Komisioni i Sigurisë, i cili herë pas here shndërrohet në një hapësirë humori.

Për të ilustruar këtë do të mjaftonte të ndiqje një prej këtyre mbledhjeve ku ka shumëllojshmëri gallate dhe batute.

Për të mos mjaftuar kjo, një ligjvënës në mënyrë të turpshme bën lidhje online nga makina. Komisioni diskutoi sot mbi ligjin për mbajtjen e armëve, ndërsa gjithçka nisi me batuta mes kreut të Komisionit Ermonela Felaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

Fillimisht i diskutua nëse do të kategorizoheshin ose jo si armë thikat apo dorezat, por debati shkoi më tej, ku Murrizi në fakt dukej më tepër i shqetësuar për shëndetin e Felajt duke i thënë se duhej të bëntë kujdes në fazën e parë të rekuperimit nga koronavirusi.

Diskutimi vijoi me armët e gjahut, kur Xhemal Qefalia dhe idetë e tij nga timoni i makinës duke ecur në rrugë. Qefalia kundërshtoi kufizimin e moshës marrjen e lejes së përdorimit të armës së gjahut për herë të parë.

Projektligji e parashikonte se askush mbi 70 vjeç s’mund të aplikojë për herë të parë që të marrë një armë gjahu.

Mirëpo, Murrizit nuk iu ndejt duke e kundërshtuar këtë fakt duke thënë se 70 vjecarëve iu lejohet të martohen dhe përse të mos mbajnë një armë gjahu?

Një pjesë e deputetëve mbështetën qendrimet e Murrizit duke bërë Felajn që të kërkojë nga Ministria e Brendshme rishikimin e këtij limiti moshe.

Ndërkohë, Felaj i tërhoqi vëmendjen Qefalisë duke i kërkuar që të mos lidhet sërish nga makina me Komisionin e Sigurisë.

Batutat:

Xhemal Qefalia nga makina: Unë do të kërkoja rishikimin e kufirit të moshës 70 vjeç..

Myslim Murrizi: E drejta e Zotit i lejon 70-vjeçarëve të martohen dhe ne t’i heqim atë të mbajtjes së një dyfeku në krah…?

*****

Murrizi: Duhet rishikuar kjo pjesa e përcaktimit si armë të dorezave dhe thikave se dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë

Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.

Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.

Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.

Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.

SHKARKO APP