“Gent Cakaj” nis punën në “Klanifornia”
“Klanifornia” është show i humorit që ka nisur së fundmi në TV Klan më një format që premton të qeshura pa fund me personazhe të reja të kuruara në detaje.
Mes personazheve spikat ministri në detyrë të jashtëm Gent Cakaj që u luajt nga aktori i mirënjohur Julian Deda.
Në një gjetje regjisoriale mjaf interesante, Julian Deda solli versionin komik të Gent Cakaj.
I hipur në një rrethore dhe i veshur me panolina, Julian “Gent Cakaj” do të tregojë sesi e mendon ai postin e tij të rëndësishëm ndërsa here pas here zërin që i thahet do ta njomë me biberonin e tij me qumësht.