Gjergj Luca bën thirrje t’i përkrahim projektet si rruga e Dukagjinit dhe të shkëputemi nga e shkuara

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka postuar në rrjetet e tij sociale thirrjen që ai bëri në marsin e vitit 2023, në mbështetje të rrugës së Dukagjinit, të rrugës që do të lidh 30 fshatra.

Për t’u rikthejmë jetën këtyre fshatrave, ëndrrën atyre njerëzve, besimin gjeneratës së re, duke u dërguar një rrugë, duke u dhënë një mundësi, duke u hapur një shpresë, që ikja të ndalojë dhe jeta në magji alpine të vitalizohet për t’u shndërruar në një potencial zhvillimi dhe progresi.

Luca e ka bashkëngjitur këtë video me punën e bërë në rrugën e Dukagjinit, premtimin e mbajtur dhe perspektivën që do të sjellë përfundimi i këtij projekti, i cili do të rikthejë në jetë një trevë me tradita, duke e rigjallëruar dhe kthyer në një aset të çmuar turizmi.

“E përkraha ndër të parët protestën e banorëve të Dukagjinit një vit më parë, dhe si bir dukagjins që jam lobova fort që punimet për rrugën të nisnin. E ndërsa sot rruga po ecën e po punohet në të, i bëj thirrje komunitetit kudo ku jeton të jetë në krahë të atyre që kthejnë premtimet në vepra dhe të shkëputen një herë e mirë nga pengmarrësit e tre dekadave të tranzicionit!” ka shkruar ai.

SHKARKO APP