Gjergj Luca, djali i artistit të madh Ndrek Luca: Pse politika do me na përça si shqiptarë?
Një “tronditje” për politikanët vjen nga biznesmeni, Gjergj Luca.
Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.
“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë…”