Gjergj Luca: Mblidhni mendjen miqtë e mi biznesmenë, mos abuzoni me turistët e me vizitorët
Sipërmarrësi Gjergj Luca përmes një postimit të një video në rrjetet sociale ka evidentuar problin e shumëdebatuar, atë të abuzimit me çmimet në Jug, në veçanti në Sarandë.
“Do ua prish gjumin e natës gjithë bizneseve abuzuese në Sarandë. Kanë rritur çmimet dyfish nga vjet, kanë degraduar me cilësinë e ushqimeve e shërbimeve nga viti në vit…
Mblidhni mendjen miqtë e mi biznesmenë, mos abuzoni me turistët e me vizitorët se turizmi është i keq. Vjen një ditë e të braktis dhe nuk kthehet më te ty. Shqipëria ka plot vende të tjera ku të presin si mbret!” shkruan Luca në postimin e tij.