Gjergj Luca: Pesë vite më parë çuam “Rozafën” në Përrenjas

Në një postim në rrjetet sociale, sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit festimet e ditëlindjes së sfidës Rozafa në Përrenjas.

“Objekte të braktisura, të rënuara dhe askush nuk i merrte përsipër ti vinte në punë. Pata guxim të tepruar 5 vjet më parë kur në qytezën e Përrenjasit vendosa të çel filialin e kompanisë Rozafa. Tani që puna ecën me ritmin e duhur më akuzojnë se ia kam grabitur pronat shtetit. Në fakt Përrenjasi ka shumë magazine e objekte të braktisura e të rënuara. Leri sharjet, merre mundimin dhe eja guxo e investo edhe ti këtu. Ka vend për të gjithë, ka vend edhe për gangsterët e rrjeteve sociale!” shkruan në postimin e tij, Luca.

SHKARKO APP