Gjergj Luca po korr fitoret e para të betejave në mbrojtjes së turizmit nga abuzimi

Ndoshta atë që duhet ta bënin institucionet, përmes mekanizmave dhe reagimit emergjent, të vendosur dhe pa kompromis, në mbrojtje të turizmit nga vala e abuzimeve me çmimet, e bën Gjergj Luca. Një sipërmarrës në vijën e parë të frontit. Një, ndoshta jo i vetëm, për t’u rënë kambanave të alarmit, për të ngritur zërin, për të mos pranuar kurrsesi një të sotme abuzive, që do të jetë preludi i një të nesërme katastrofike në vlerat e imazhit, përfaqësimit dhe promovimit të turizmit.

“Na i dëgjuan këshillat kolegët tanë biznesmenë në Sarandë dhe reflektuan. Po i ulin çmimet me këmbë në tokë dhe ja ku erdhëm përsëri. Kësaj here me dy miq italianë, zëra të fortë të gazetarisë. Jo nga ata që e nxijnë Shqipërinë por nga ata që e pikturojnë me ngjyra racionale. Ju përshëndesim miq nga Premiun Hotel Joelle në Sarandë, hotel me mikpritje në çmime e në sjellje!” shkruan Luca në rrjetet e tij sociale.

Kjo është për të një betejë e fituar, për një luftë, të cilën ai me gjasë do ta çojë deri në fund.

Albert Vataj/ Koha Jonë

SHKARKO APP