Gjergj Luca rikthehet pas 8 vitesh në Shëngjin, për t’i dhënë Rozafës madhështinë aty ku lindi
Gjergj Luca është kthyer në Shëngjin, pikërisht aty ku nisi rrugëtimi i tij të përballjes dhe sfidës, aty ku “Rozafën” e nxori nga legjenda, për ta zhndërruar në një logo të suksesit të sipërmarrjes së akuakulturave, për ta bërë këtë emër një sinonim të Gjergj Lucës dhe besimit “te puna dhe e vërteta”.
Gjergj Luca kthehet në Shëngjin pas 8 vitesh, jo vetëm për të na treguar se ku nisi sfida “Rozafa”, “ku kam filluar jeton time” siç shprehet ai, por për të bërë prezent ambicien e re të tij si sipërmarrës, për të rikthyer në jetë ambientet e abandonuara dhe për t’i shndërruar ato në asete për turizmin, tregtinë dhe shërbimet.
Ky rikthim i Lucës bëhet i mundur fale rrugës së re, e cila shkurton distancat kohore dhe për të sjellë në Shëngjin jo Rozafën e dikurshme, por atë të triumfeve të ndeshjeve të sipërmarrjes dhe sfidava në detërat e Mesdheut.
“Dhe si në një muzeum parakalon e djeshmja e biznesit tonë. Ruaj kujtime të bukura sakrificash nga Shëngjini, vendi ku më internoi partia ime për riedukim në vitin 2005, vendi ku kalita durimin dhe ku u bëra gati për zbarkimin e madh!” shkruan Gjergj Luca në postimet e tij.
Albert Vataj