Gjergj Luca sfidon me një tjetër çmenduri në Fish City
Gjergj Luca sfidon me një tjetër çmenduri në Fish City. Themelon kinostudion “Shqipëria dje”. Një ambient ndërtuar në emër të dashurisë për artin, dhe dedikuar totalisht atij. Kinostudioja “Shqipëria dje” përbëhet nga dy salla kinemaje me standarte të larta. Ajo do të jetë një portë argëtimi për të gjithë kinema dashësit, e ku çdo ditë në to do të shfaqet 1 film shqipatar falas.
Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo. Të pranishëm kanë qënë emra të njohur të artit dhe kinamtografisë shqiptare. Për Gjergj Lucën, inagurimi i kinemasë me filmin e Leka Bungos përbënte një emocion të dyfishtë. Artistët e pranishëm në këtë eveniment kanë ndarë vlerësimin e tyre për krijimin e këtyre kinamve.
Kinostudioja “Shqipëria dje” do të jetë një vend për artin, artistët dhe aktivitetet artistike, por sigurisht që nuk mun të jetë çudia e fundit e Lucës. Deri në çmendurinë e radhëz, na duhet vetëm të presim.