Gjergj Luca takon arkeologët që zbuluan në Lin të Pogradecit vendbanimin më të hershëm të Europës

Sipërmarrësi Gjergj Luca gjatë vizitës së tij në qytetin e Pogradecit ka takuar grupin e arkeologëve, të cilëve në bashkëpunim me kolegët zviceranë, u takon merita e nxjerrjes në dritë, një vit më parë, të një vendbanimi që daton 6000 deri në 5800 vite para Krishtit. Ata vijojnë prej më shumë se një viti punën kërkimore dhe kataloguese të këtij zbulimi befasues.

“Mendjet e ndritura shqiptare nuk bërtasin çdo natë në studiot televizive por punojnë aty në heshtje duke bërë shkencë të vërtetë me fakte historike kokëforta në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar. Isha në Lin të Pogradecit dhe takova dy arkeologët tanë të njohur…” shkruan, Gjergj Luca në postimin video në rrjetet sociale.

Ishin këto arkeologë, ishte puna e tyre, e cila bëri të pranishëm Evropës dhe Botës mbi këtë zbulim të jashtëzakonshëm. Në bregun e liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë jo vetëm zbuluan një vendbanim të ri liqenor ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë, që vlerësohet si më i hershmi në Europë, por futën Shqipërinë në hartën e botës së qytetërimeve neolitike.

SHKARKO APP