Humbi gjymtyrët në aksident, macja me këmbë protezë fiton zemrat e gjithë njerëzve

Kjo është macja e cila ka shpërthyer rrjetin, pasi është e para e cila ka dalë me sukses nga një operacion në dy këmbët e pasme.

Ajo u përplas nga një makinë ku dy këmbët e saj të pasme u dëmtuan totalisht.

Disa doktorë italianë arritën që t’i vendosnin dy proteza që do të shërbenin si këmbë dhe i mundësuan që ajo të ecë sërish.

Vituzzo, u bë e famshme në instagram pasi dy pronarët e saj postonin foto dhe video të maces së tyre duke ecur dhe duke vrapuar normalisht.

Historia e saj është shpërndarë nga shumë përdorues në rrjet nën hashtagun Vituzzosuperstar.

Kjo pasi shumica e kafshëve të cilët gjymtohen nuk kanë pasur mundësinë që të ecin sërish.

SHKARKO APP