I mori apo nuk i mori 1.3 miliardë lekë, që thotë PD?, Gjergj Luca: Do ta padis PD-në për akuza të rreme
Sipërmarrësi Gjergj Luca sërish bie pre e një sulmi akuzues të Partisë Demokratike, parti, të cilën ai vijon ta konsiderojë si të tijën, edhe pse ka kohë që ajo mendon se opozitë mund të behët vetëm duke sulmuar Gjergj Lucën.
Kësaj here sulmi nga PD (siç tregon edfhe linku i publikuar) për Gjergj Lucën është 1.3 miliardë lekë, shumë që paska përfituar nga fondi i bujqësisë, i programit IPARD të BE.
Luca në ballafaqimin me median ironizon, nëse kaq shumë para i ka marrë apo do t’i marrë. Nëse i ka marrë, gjithnjë sipas Lucës, si qenka treguar ai kaq zemërngushtë sa të mos ta bëjë partinë e tij, PD-në, pjesë e kësaj shume.
Edhe pse ai e mori me shumë sportivitet këtë akuzë, ai nuk do të mundte ta kalonte si asgjë gjithë këtë, sepse bëhet fjalë për para që jepen nga BE për zhvillimin në fushëm e bujqësisë, bëhet fjalë për djersën dhe mundin e fermerëve, të perspektivës së këtij sektori jetik për ekonominë dhe progresin zhvillues të vendit.
Në përfundim, Luca duke shprehur indinjatë dhe habi, por njëkohësisht besim te rizgjimi i forcës vepruese të ligjit dhe ligjzbatimit, ai paralajmëron se do ta padisë partinë e tij, Partinë Demokratike për shpifje.