Ikja e Aleksandër Lalos dhe bllofi i transmetimit “Live”
Mbrëmë ndërroi jetë kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo. Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta, bëri konfuz publikun shqiptar, që ishte duke e ndjekur nga ekrani.
Lalo ishte pjesë e jurisë në emisionin e ri të nisur në televizionin Klan, “C’est la vie”. Por ndërsa lajmi për vdekjen e tij u bë publik përmes të njohurve të tij, Aleksandër Lalo vijonte të shfaqej në ekran në emisionin që nga moderatorja Marina Vjollca, po paraqitej sikur të ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Në fakt, emisioni rezultoi të ishte i regjistruar, dhe për këtë televizioni Klan ndërpreu transmetimin menjëherë sapo u mësua ndarja nga jeta e të madhit Aleksandër Lalo.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, është kthyer në virale tashmë një video me një pjesë nga emisioni ku Marina thotë se gjithçka është 100 % LIVE.