Incident në takimin me Ramën. Kryeministri urdhëron gardën: Merreni përcilleni pak
Një incident ka ndodhur gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentë dhe pedagogë. Lëvizja ‘Për Universitetin’, ka postuar një video ku në një moment një studente i drejtohen Ramës duke i thënë ‘Boll i zhvatët studentët’.
Në këtë moment ndërhynë punonjësit e gardës ndërsa në video dëgjohet Rama duke ju drejtuar punonjësve të sigurisë.
“Merreni përcilleni vajzën pak”, ju drejtua Rama gardistëve, ndërsa më pas bëri edhe një tjetër koment ku duke ju referuar studentes ‘me siguri ngelëse’.
https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/337585913675378/