Ironizon ndaj baltëhedhësve të turizmit Gjergj Luca, me numëruesit e makinave në Fish City

Ka ndryshuar strategji sulmi Gjergj Luca, ndaj atyrë që përpiqen çdo ditë dhe me çdo mjet të minojnë perspektivën e turizmit shqiptar, atyre që nuk lënë vrimë as skutë pa futur kokwn, për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

“Meqënëse ka dalë kjo moda e numërimit të shezloneve bosh, numërimit të plazheve bosh dhe hoteleve bosh… mendova të numëroj edhe unë makinat që sapo janë parkuar në parkingjet e qytezës sonë.” ka shkruar Luca në rrjete e tij sociale.

Ajo që përcillet përmes kësaj videoje është një konstatim i qartë i fluksit të lartë të vizitorëve në Fish City, rrjedhimisht i atyre që jo vetëm frekuentojnë qytezën dhe shërbimet e tij, por janë në vetvete shprehje e treguesve të numrit të turistëve që frekuentojnë kapacitetet e shërbimeve gastronomike dhe akomoduese.

Ky fluks në Fish City që Gjergj Luca shpërfaq është pikërisht ajo e premisave perspektive që garanton sipërmarrja shqiptare për një mundësi zhvilluese e turizmit si një nga hallkat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Natyrisht që Luca ka konstatuar dhe ka ngritur zërin, ka treguar me gisht dhe ka ulëritur, nuk është pajtuar dhe as që i shkuar ndër mend të heshti për problematikat, me të cilat përballet turizmi shqiptarë, një prej sipërmarrjeve jetike të ekonomisë shqiptare, e cila ka ende për të përmirësuar dhe shumë më shumë për të dhënë. Siç edhe nuk e konsideron të justifikuar baltosjen e këtij imazhi që tashmë është krijuar dhe po merr një konfigurim të plotë, për të renditur potencialet shqiptare në standardin e turizmit elitar.

Albert Vataj

SHKARKO APP